“Lajme të mira për shqiptarët”, ja çfarë foli Blendi Klosi me ministrin grek

0

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një postim në rrjetin e tij social ‘facebook’ ka ndarë me qytetarët një lajm përsa i përket lëvizjes së shtetasve shqiptarë drejt Greqisë.

Klosi shkruan se gjatë bisedës me homologun e tij grek, kishte arritur të garantonte lëvizjen e lirë të shtetasve shqiuptarë në kufi me Greqinë por gjithmonë duke respektuar protokollet shëndetësore për mbrojtjen kundër Covid-19.

Ai tha se ky ishte një lajm i mirë pasi i jep një mundësi rimëkëmbjes së turizmit.

“Homologu grek , Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid . Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbjes së turizmit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu