Plagosja me armë zjarri në Shkodër/ Identifikohet autori

0

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Aleksandër Curri, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës.

Autori është një 59-vjeçar, banues në Lezhë. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 59-vjeçari ka plagosur Currin, për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu