Pushimet, automjetet dhe pronat janë shpenzimet më të euroizuara nga shqiptarët

0

Pushimet janë kategoria e shpenzimeve ku shqiptarët përdorin më shumë pagesa në monedhën euro.

Në fakt, kryerja e pagesave të pushimeve në Euro është e kuptueshme duke qenë se një numër në rritje i shqiptarëve i kryejnë pushimet jashtë vendit. Megjithatë, në një masë të madhe edhe çmimet e akomodimit brenda vendit janë të kuotuara në Euro.

Kategoria e dytë ku deklarohet  niveli më i lartë i Euroizimit është blerja e automjeteve. 17.04% e votave në sondazh vendosin blerjen e automjetev si një shpenzim që zakonisht kryhet në Euro.

Pas automjeteve, kategoria e tretë e shpenzimeve ky zakonisht shqiptarët paguajnë në Euro është blerja e pronave. 15.18% e votave në sondazh përcaktojnë blerjen e pronave si kategorinë e shpenzimeve ku përdoret më shpesh monedha europiane.

Në përgjithësi, asetet në vlerë të madhe në ekonominë shqiptare janë të kuotuara në Euro dhe nuk është surprizuese që blerja e automjeteve dhe pronave deklarohen mes kategorive të shpenzimeve me nivelin më të lartë të Euroizimit.

Edhe kategoritë e tjera të shpenzimeve të lidhura me pronën, si pagesa e qirasë apo e këstit të kredisë, rezultojnë ndër zërat më të euroizuara në buxhetet e shqiptarëve, përkatësisht me 7.96% dhe 7.44% të votave në sondazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu