Plagosja me thikë e 27-vjeçarit , dalin detajet e para

0

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë, në lagjen nr.13, në Durrës.

 

Policia njofton se konflikti ishte për motive të dobëta, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu