Plagosja në Krujë, policia jep detajet, autori ende në arrati

0

Policia ka dhënë detajet në lidhje me plagosjen e Luan Hushit në Krujë. Mësohet se ai është qëlluar me armë nga shtetasi K.Q, i cili është ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu