Plagosje me armë të ftohtë në Peqin

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin proceduan penalisht shtetasin E. Sh., 20 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur lehtë me mjet prerës shtetasin A. T., 49 vjeç. Ky i fundit u procedua penalisht për veprën “Moskallëzim i krimit”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit G. T., 26 vjeç, dhe O. T., 21 vjeç, për shkak të dyshimeve se pas konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së shtetasit E. Sh. Po punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, sipas komunikatës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.