Plagosje me thikë në Kavajë, 1 person i lënduar

0

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur para pak momentesh në qytetin e Kavajës.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se shtetasi I.K., 55 vjeç, ka mbetur i lënduar në krah nga goditja e mjetit prerës.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Sakaq, policia po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu