Iu vu lëndë plasëse në oborrin e shtëpisë/ Zbardhet deklarata e gjyqtarit në polici: Nuk kam dijeni, unë kam çështje penale çdo ditë në gjykim

0

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur, sipas burimeve policore, në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Gjyqtari ka deklaruar në polici se nuk kam dijeni kush e ka bërë.

“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu