Plas bombula, merr flakë banesa në Durrës, asfiksohet 22-vjeçari, niset drejti spitalit

0

Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në zonën e plazhit. Banesa që ka marrë flakë ndodhet në katin e dytë të një pallati, ndërkohë që të gjithë banorët janë evakuuar.

Por për shkak të tymit të shumtë një prej banorëve është asfiksuar dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu