Plas debat i ashpër mes Gjekmarkaj dhe Bolinos në studio: “Ke rekorde në CV, s’e ke përgënjeshtruar orën e vjedhur të Xhorxh Bush”

0

Të ftuar në emisionin Open mbrëmjen e sotme, analistët Agron Gjekmarkaj dhe Karlo Bolino janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin teksa po diskutonin mbi të pavendosurit e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Gjekmarkaj i përmendi Bolinos rastin e vjedhjes së orës së Presidentit Xhorxh Bush, lajm të cilin ky i fundit nuk e ka përgënjeshtruar si një lajmë të rreme pas publikimit.

Debati mes tyre:

Gjekmarkaj: Jam dakord me Entonin që partitë e vogla janë kamikaze të qeverisë, por në fund kam frikë se do të vetëvriten në fund. Ti në CV ke rekorde s’e ke përgënjeshtruar orën e vjedhur, për të ndyrë vizitën e Bushit në Shqipëri.

Bollino: Fake news është në partinë tuaj, kjo është shpifje zyrtare, unë jam thjesht një gazetar.

Gjekmarkaj: Ti kur do t’i gjesh diçka edhe kur s’ekziston e bën. Ti krijon një lajm që s’ekziston. Unë jam skeptik ndaj sondazheve.

Gjekmarkaj: Të pavendosur ka por nuk ka arsye që të pavendosurit t’i marrë qeveria. Sot për shembull Rama i ka bërë ftesë Çomos, e para tha që ishte një militante por një mjeke e nderuar por shkarkoi nga puna Manastirlium e Beqajn, sa do të jetë ai i besuar? Kush do e joshë elektoratin gri? Opozita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu