Plas dhuna në Kategorinë e Dytë, në Gramsh goditet arbitri dhe ndërpritet ndeshja

0

Ndeshja mes Gramshit dhe Valbonës e luajtur në javën e 13-të në grupin A në Kategorinë e Dytë është ndërprerë.

Në minutën e 54′ të sfidës një moment tensioni ka ndodhur teksa shifrat ishin 1-1. Futbollistët e Valbonës kanë pretenduar për një penallti dhe arbitri e ka akorduar.

Duke qenë se futbollistët e Gramshit nuk e kanë pranuar si vendim i janë kthyer arbitrit duke e goditur me grusht.

Menjëherë arbitri kryesor Anxhi Lushi e ka ndërprerë lojën duke mos lejuar të vazhdonte më.

Pamjet e dhunës në minutën e 18:30:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu