Plas sherri në Kuvend. Noka nuk ikën nga foltorja. Më pas përjashtohet

0

TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit, duke i kërkuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla që t’i jepte vendimin ku ishte vendosur përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Në të kundërt, Noka tha se do të bënte denoncim ndaj Nikollës, të cilën e cilësoi si kukull, ndërsa “nofkat” nuk i kursey as për kolegun e tij, Enkelejd Alibeaj, duke e cilësuar si “Enkelejd-Paçavure”.

PJESË NGA DEBATI:

Flamur Noka: Ti zonjë atje je ulur për të respektuar kushtetutën dhe rregulloren. Na kanë zgjedhur demokratët dhe asnjë nga rilindja që ti paske të drejtë të rrotullosh lapsin si të duash. Na e gjej vendimin ku ne jemi shpallur armiq dhe se këta deputetë janë deputetë miq të Edi Ramës. Nuk ka vendim thotë kryetari i grupit tuaj. Ti do shkosh e para për ndjekje penale për shkelje të kushtetutës dhe rregullores. Nuk ka vendim? Ma trego ti se ti do të shkosh e para për ndjekje penale se ti do shkosh për ndekje rregullore. Monizmin po e kaloni…

Lindita Nikolla: Ju lutem lironi Foltoren që të vijojmë. O zoti Bylykbashi po doni të merrni peng Foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, dakord. Nuk jam këtu për të zgjidhur çështjet e brendshme të PD, por jam këtu për drejtuar Kuvendin.

Flamur Noka: *nuk kuptohet se flet pa mikrofon ndezur/ Ta harrosh ti edhe Edi Rama. Koha e pengmarrjes ka marrë fund.

Lindita Nikolla: “Bibla” që iu thoni më detyron vetëm që të njoftoj seancën vetëm për ndonjë ndryshim, kështu ka qenë jetë e mot. Ka pasur largime nga grupet parlamentare edhe kur ju keni qenë në maxhorancë. Ka qenë e njëjta procedurë. Nëse doni të stisni situata e keni shumë gabim zoti Noka.

Flamur Noka: Doni të gënjeni shqiptarët me një letër bakalli. Ja fytyra e këtyre dhe pastaj.

Lindita Nikolla: Mirë vazhdojmë me rendin e ditës. Po pse çdo bëjmë Albana po nuk vazhduam me rendin e ditës? Pse nuk do vazhdojmë se nuk do ti? Unë as të kam përjashtuar dhe as të fus dot në grup kur grupi nuk të do. Ju lutem ju tërheq vëmendjen për zënien e Foltores. Po sepse nuk ka vendim Kuvendi, ka vendim të grupit parlamentar. E kuptoni shumë mirë por nuk doni që ta kuptoni. Tani keni një vit që jeni jashtë grupit dhe kujtoheni sot në seacën e fundit se ku jemi bazuar. Nuk janë pyetje për mua këto o zoti Spaho, të lutem me gjithë respektin. Po zoti Noka jeni nga Veriu mbajeni fjalën tamam, thatë edhe njëherë doni fjalën dhe mbaroni.

Flamur Noka: Ç’thotë neni 15.7, thotë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, drejtuesi lexon listën e deputetëve dhe grupeve parlamentare, unë ua lexova vendimin e KQZ, i rikonfirmuar para një muaji, a mund të më lexoni një nen të Kushtetutës që ligjëron këtë paçavure? Kjo është një Enkelejd-paçavure. Prano që politikisht je një kukull, të vijnë urdhra politikë, të cilat kanë tendencë për të përçarë dhe për të likujduar PD. Për të keqpërdorur dikë këtu, një Enkelejd, për ta keqpërdorur në shërbim tëndin, të regjimit të Ramës. Prano këtu që në demokraci nuk është kjo që mundohuni të na servirni. Prano këtu që ti zonjë je një keqbërëse për këtë vend dhe nuk je ligjvendëse. Kjo është realiteti se e pranove vetë që nuk ka asnjë pikë në rrëgullore dhe Kushtetute që të jep të drejtë tu dhe Enkelejd-paçavures?

Më pas Noka u përjashtua nga Seanca.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu