Platini dhe Blatter do të gjykohen për mashtrim

0

ZVICER – Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, tani e dinë datën e gjykimit të tyre.

Ata do të gjykohen nga 8 deri më 22 qershor në Zvicër për mashtrim, në rastin e pagesës së dyshimtë për botërorin, çështje e hapur që nga viti 2015, njoftoi të martën Gjykata Penale e Zvicrës.

“Dy ish-drejtuesit, të proceduar edhe për menaxhim të padrejtë, shkelje besimi dhe falsifikim titujsh, dyshohet se kanë marrë në mënyrë të paligjshme, në dëm të FIFA-s, një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (1.8 milionë euro) në favor të Michel Platinit,”- saktëson gjykata me seli në Bellinzona.

“Topi i Artë” i trefishtë, ish-ylli i futbollit, e këshilloi Sepp Blatter midis viteve 1998 dhe 2002, gjatë mandatit të parë të liderit zviceran në krye të FIFA-s, sipas një kontrate me shkrim të nënshkruar në 1999 dhe duke rënë dakord për një shpërblim vjetor prej 300,000 frangash zvicerane, “faturuar për Platini, plotësisht i paguar nga FIFA”,- kujtoi prokuroria zvicerane në fillim të nëntorit.

Megjithatë në vitin 2011, “më shumë se tetë vjet pas përfundimit të aktivitetit të tij si këshilltar”, ish-kapiteni i Francës “kërkoi një pretendim prej 2 milionë frangash zvicerane”, të paguara nga autoriteti i futbollit “me ndihmën e Sepp Blatter”, dhe të cilësuara si “të pabazuara” nga prokuroria.

Blatter dhe Platini vazhdojnë të pretendojnë pafajësinë e tyre. Të dy personat kanë këmbëngulur që në fillim të hetimeve, se kishin vendosur gojarisht një pagë vjetore prej një milion frangash zvicerane për këtë punë si këshilltar, pa i lejuar asokohe financat e FIFA-s të kryenin pagesën për Michel Platini, duke pretenduar se thjesht e kanë kryer pagesën me vonesë. Mashtrimi i thjeshtë dënohet me pesë vjet burg “ose gjobë monetare” sipas ligjit zviceran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu