Varianti ‘Omicron’, Alimehmeti:Se kuptoj pse u shqetësua OBSH, janë vetëm 156 raste

0

– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me variantin më të ri të Covid që ka dalë, të quajtur Omicron. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shkruan se deri më tani janë vetëm 156 raste në të gjithë botën, ndërkohë që shtoi se të presim pa u panikosur se si do të jetë gjendja. Ai gjithashtu ngriti pikëpyetjen në lidhje me OBSH-në, duke shkruar se nuk e kupton se përse u shqetësua aq shpejt.

“Deri tani vetëm 156 raste me Omicron në të gjithë botën! Të gjitha raste asimptomatike ose të lehta! Akoma nuk e kuptoj pse u “shqetësua” brenda 48 orëve OBSH-ja! Presim… pa panik!,” shkruan Alimehmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu