Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 32-vjeçar ka vrarë me thikë xhaxhanë e tij.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në një lokal në Kalkidë, kur i riu i ka kërkuar para, por xhaxhai ka refuzuar që t’i japë.
“Nëse do ushqim, eja në shtëpi dhe ha, lekë nuk të jap”, mësohet se i ka thënë ai.
I riu thuhet se ishte i varur nga lëndët narkotike, dhe shpesh paratë ia jepte xhaxhai.