“Po fole do të të vras, do të të ther mamin”,flet e ëma 13-vjeçares që u përdhunua nga njerku i saj

0

Nëna e vajzës 13-vjeçare që është përdhunuar nga njerku i saj, Elidon Xhaferri, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”.

Elentina Xhaferri ka rrëfyer se si e bija i ka treguar se Elidoni e prek në pjesët intime që kur ajo ishte 9 vjeçe. Ajo zbulon se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar vajzën se do e vriste, do therte atë dhe do ta largonte nga i vëllai nëse tregonte.

“Vajza thotë se në moshën 9-vjeçare ka nisur me ngacmime me duar , e në moshën 10-vjeçare ka nisur përdhunimi. Kur unë ikja në punë ai mbyllte derën me çelës dhe më i thoshte vajzës të hesht, po fole do të të vras, do të të ther mamin”, tha ajo.

Ndërsa kur tregoi se është ballafaquar me Elidonin, Elentina tha: “ Ai më tha: ‘Grua kam kohë që kam shkuar, por e kam ngatërruar me ty’. I thashë si mund ta ngatërrosh dy herë”.

Më pas ajo ka përballur të bijën me burrin e saj, ku 13-vjeçarja i ka kërkuar që mos ta prekë më.

“Ai tha, po të keqen babi do të largohem, nuk do të ndodhë më”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu