E rëndë! Vritet me thikë një 15-vjeçar shqiptar

0

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Prizren, ku një i ri ka humbur jetën pas një sherri ndërmjet 5 personave.

Përleshja ka qenë e fortë dhe janë përdorur edhe mjete të mprehta dhe prerëse. Sipas “Express”, viktima L.B. është 15-vjeç, ndërkaq edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

I dyshuari dhe dëshmitarët e tjerë në vendngjarje janë shoqëruar në komisariat dhe po po merren në pyetje. Policia bën me dije se rasti ka ndodhur në orën 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshuar ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’i bërë autopsinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu