Po kërkonte në rrënoja, zjarrfikësi gjen trupin e vdekur të vajzës së tij

0

Një zjarrfikës në Miami gjeti trupin e vajzës së tij, ndërsa po kërkonte me ekipin e kërkim shpëtimit nën rrënojat e pallatit 12 katësh, i cili u shemb pak ditë më parë.

Një dëshmitar nga vendngjarja ka treguar se vajza 7 vjeçe u gjet nën rrënoja mbrëmjen e djeshme, ku babai i saj e mbështolli trupin e së voglës me xhaketën e tij.

Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe shpëtuesit e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës.

“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme.Ne mund të konfirmojmë që një anëtar i familjes tonë të Departamentit të Zjarrfikësve në Qytetin e Miamit ka humbur vajzën e tij shtatë vjeçare. Ajo u gjet natën e kaluar nga anëtarët e Ekipit tonë të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, Task Force 2 në Florida”, tha Shefi i Shpëtimit në Miami, Joseph Zahralban.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu