Po kthehet Endri, mungon Eva, daja i fëmijëve: S’dimë ç’po ndodh me vajzën

0

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua juanë nxjerrë nga kampi “Al Hol” në Siri me qëllim riatdhesimin për në Shqipëri.

Abcnews.al konfirmoi se mes fëmijëve që janë nxjerrë nga kampi është edhe Endrtit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej atje që prej vitit 2014 ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin.

Ndryshe nga Endri, kjo e fundit nuk është pjesë e grupit të shqiptarëve që po shpëtohen prej kampit “Al Hol” duke ngjallur mjaft pikëpyetje.

Abcnews.al kontaktoi me dajen e fëmijëve, Agim Ndergjonin, i cili u shpreh se nuk kanë ende informacion se çfarë ka ndodhur me Evën, ndërkohë që Endri shihet se është pjesë e grupit.

Lexo edhe: Nxirret nga kampi Al-Hol në Siri më i vogli i familjes Dumani, mister fati i së motrës
Agimi nuk do të shpjegojë nëse Eva nëse nuk ka dashur t’i bashkohet grupit ku bënte pjesë vëllai apo nëse nuk e lanë lënë.

Përpos gëzimit për djalin, familja Dumani tani është e shqetësuar për Evën, të cilës do t’i duhet të vijojë të qendrojë në ferrin sirian.

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu