Më përvëlues se ditët e nxehta, “Too Hot to Handle” vjen me sezonin e ri në Netflix

0

Temperaturat e larta dhe ditët e nxehta nuk kanë si të kalohen më mirë me serialin televiziv “Too hot to handle”.

I ngjashëm me Love Island, ky serial të gozhdon pas televizorit apo aparatit celular.

Ditën e sotme në Netflix u publikua sezoni i dytë i “Too hot to handle”. Nëse nuk e dini ende se për çfarë bëhet fjalë, lejoni InfoWebTv t’ju informojë.

Persona të kuruar, të rinj dhe përfaqësues të së bukurës jetojnë në një shtëpi luksoze për të fituar para. Për të fituar 100.000 dollarë, ata nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Nëse ndodh e kundërta, shuma që ata duhet të fitojnë ulet për çdo konkurrent.

Ende mbetet mister se cilët janë më të nxehtë, konkurrentët apo ditët me temperaturat përvëluese.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu