Sipas Telegrafi mësojmë se i lënduari është diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë.
Gjatë ngjitjes në bjeshkë, ai kishte rrëshqitur duke marrë lëndime trupore.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, kanë intervenuar për shpëtimin e tij.
“Po, ai ka rrëshqitur gjatë ngjitjes Malet e Sharrit, duke marrë lëndime trupore. Pas thirrjes për ndihmë, ne kemi intervenuar menjëherë”, ka thënë një anëtar i grupit të Kërkim Shpëtimit Malor.
Ndërkaq, bëhet e ditur se diplimati britanik do të transportohet me helikopter për të marrë tretman të duhur mjekësor.