Polici ‘hero’ nxjerr pilotin nga avioni i rrëzuar disa sekonda para se të goditet nga treni i shpejtësisë (VIDEO)

0

Oficerët e policisë në Los Angeles kanë arritur të nxjerrin një pilot të plagosur nga avioni i rrëzuar vetëm disa sekonda para se të goditej nga treni që vinte me shpejtësi.

Pamjet dramatike nga kamerat trupore të policisë, të postuara më pas në rrjetet sociale tregonin momentet kur policët shpëtojnë burrin nga vdekja e sigurtë.

Disa oficerë shihen që përpiqen të çlirojnë pilotin nga kabina e shkatërruar, i cili është i plagosur dhe i përgjakur në rroba e fytyrë.

Avioni i tij është rrëzuar mbi binarët hekurudhorë dhe grupi arrijnë të largohen vetëm pak sekonda para shfaqjes së trenit.

Pas përplasjes copa të avionit shpërndahen kudo teksa treni e shkatërron duke kaluar me të gjithë shpejtësinë e duke i rënë sirenës.

Avioni besohet se ishte rrezuar pak pas ngritjes për arsye të humbjes së fuqisë së motorëve.

“Avioni kishte kryer një ngritje të dështuar dhe kishte rënë në një binarët e një kryeqëzimi të populluar”, tha polici Luis Jimenez, i cili regjistroi videon.

“Vetëm disa sekonda para impaktit policët arritën të shpëtojnë pilotin, një copë e mbetjeve të përplasjes thuajse më goditi”.

Piloti u trajtua më pas për plagë të lehta dhe ishte në gjendje të stabilizuar, ndërsa asnjë nga pasagjerët e trenit të linjave kaliforniane Metrolink nuk ishte plagosur.

Autoritetet thanë se oficerët kishin treguar trimëri dhe mendim të shpejtë duke shpëtuar jetën e pilotit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu