Rikthehen reshjet e borës në zonat malore në Korçë, si paraqitet gjendja e rrugëve

0

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të qarkut të Korçës. Intensiteti i reshjeve ka qenë i ulët, në lartësitë mbi 1300 m.

Sipas informacioneve në Dardhë trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm, ndërkohë që aksi turistik qarkullohet normalisht.

Autoriteti Rrugor iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë drejt pikës turistike të kufizojnë shpejtësinë dhe të përdorin goma dimërore. Në Voskopojë ,Qarr dhe Devoll po bien reshje shiu me intensitet mesatar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu