Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit, në vendin e njohur si “Ura e Zaranikës”, ku janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga I. A. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.