Policia blindon hyrjet e Elbasanit/ Kontrolle masive pas vrasjes në Tiranë

0

Ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme ku është qëlluar më kallashnikov ndaj një automjeti në Astir dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona.

Ndërkohë policia e shtetit ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës, por jo vetëm.

Në rrethrotullimin e  Bradasheshit është ngritur pikë postoblloku nga policia e Elbasanit, policia e rendit si dhe forcat Shqiponja, të cilët do të kontrollojnë çdo automjet i cili vjen nga kryeqytetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu