Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë.
Sipas njoftimit, ndalohet lëvizja e të gjitha mjeteve në këtë segment, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla. Autoritetet bëjnë me dije se edhe pikat kufitare do të informojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve që të mos vijojnë lëvizjen në këtë aks.
Për mjetet e vogla është përcaktuar si alternativë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Ndërkohë, do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.
Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve, ndërsa qytetarëve u bëhet apel për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat përkatëse.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë.
Në zbatim të këtij vendimi:
– Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla;
– Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks;
– Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.
Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.
Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë.
Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Faleminderit për bashkëpunimin.





