Policia e Elbasanit arreston shoferin që po transportonte 6 emigrantë

0

Arrestohet nga policia e Elbasanit një shofer që po transportonte emigrantë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të operacioneve me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Six”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu