Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, në lidhje me rrahjen barbare të personazhit të TikTok Medi Iseni dhe mikut të tij në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një lokal të Pejës.
Ata dyshohet se u rrahën nga reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe grupi i tij, teksa Stresi dyshohet se ka qenë personi që e ka futur nl kurth Medin duke e ftuar në të njëjtin ambient me dhunuesit, me të cilët kishte konflikt më herët.
Përmes një komunikat, Policia e Kosovës bën me dije se mbi Stresin rëndon akuza për veprën penale “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, teksa u kërkon qytetarëve ndihmë për të bërë të mundur kapjen e tij.
Ndërkohë ditën e djeshme u shpallën në kërkim edhe vetë Noizy si dhe DJ i tij, Bahtjar (Shasivar) Bajraktari, ose i njohur ndryshe me emrin e artit si DJ CRAX, teksa akuzohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Në një intervistë televizive ditën e sotme, Stresi mohoi akuzat ndaj tij, po ashtu edhe ndaj Noizyt, teksa sipas tij, situata eskaloi pasi aty ishin mbi 30 vetë. Ndërkohë, gjithashtu, ai konfirmoi se ishte thirrur nga institucionet e Kosovës për të dëshmuar, por nuk kishte shkuar