Policia Elbasan jep informacion për 50-vjeçarin e gjetur të vdekur në këtë qytet

0

Policia Elbasan jep informacin për 50-vjeçarin e gjetur të vdekur në këtë qytet. Sipas policisë dyshohet se i ndjeri Rasim Sinani të ketë ndërruar jetë nga ataku kardiak.

50-vjeçari Sinani kishte disa plagë në kokë, që duket se i janë shkaktuar nga rrëzimi i menjëhershëm në rrugë, pas arrestit kardiak, e megjtihatë hetimet për ngjarjen vijojnë ende.

Ja komunikata paraprake e policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu