Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan. Ai është identifikuar si Rasim Sinani 50-vjeç
Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maj, ku paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë përplasur nga një automjet për shkak të disa plagëve të marra në kokë. Por për këtë pritet fjala e ekspertëve.
Uniformat blu dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.