Policia Elbasan kontrolle të befasishme në disa pika të qytetit

0

Policia e Elbasanit ka zhvilluar pasditen e sotme kontrolle në pika të ndryshme të qytetit dhe në disa akse rrugore.

Aksioni i radhës ka pasur si synim kapjen e personave në kërkim apo të implikuar në vepra të ndryshme penale, persona që qarkullojnë me armë apo mungesë dokumentacioni.

Me përjashtim të një vrasje gjatë muajve të verës, Elbasani muajt e fundit ka qenë një qytet i qetë.

Megjithatë dyshohet se në Elbasan apo periferinë e tij mund të fshihen persona mjaft të kërkuar nga drejtësia si Talo Çela apo persona të implikuar në vrasje të ndryshme. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu