Policia identifikon mjetin me të cilën u larguan autorët , njëri prej tyre është nga Elbasani

0

Një nga autorët që ka goditur gazetarin Gjergj Zefi është larguar me nje mjet nga vendngjarja. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është identifikuar mjeti dhe i përket shtetasit R.B nga Elbasani.

Nuk dihet nëse ka qenë ky shtetasi që ka goditur gazetarin apo persona të tjerë, por po punohet për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Gjergj Zefi u sulmua nga persona të panjohur pasditen e sotme në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë. Ai drejton një portal “Pamfleti.net” dhe u godit në momentin kur sapo doli nga zyra.

Zefi nuk i pa dot agresorët sepse u godit nga prapa. Për momentin ai është në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu