Policia jep detaje per aksidentin në Elbasan

0

Një aksident ka ndodhubrëmjen e së premtes në Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur pranë varrezave të dëshmorëve, ndërsa qytetari i lënduar ishte duke lëvizur me biçikletë. Pas këtij aksidenti, InfowebTv ka siguruar informacionin e plotë të dhënë nga Policia e Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu