Policia jep detaje për mjetin që u qëllua me breshëri automatiku te Kryqëzimi i Cërrikut në fshatin Papërr

0

Një atentat me armë zjarri është kryer sot ndaj një mjeti që lëvizte nga Elbasani në drejtim të Peqinit.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’ te ‘Ura e Zezë’ Në fshatin Papërr.

Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu