Policia jep detaje rreth aksidentit me vdekje në Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Shtetasi Kejdi Ranxha 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Genci Fero, 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor.
Si pasojë shtetasi Genci Fero ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Viktima Genci Fero