Policia jep versionin zyrtar të plagosjes në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan. 41-vjeçari u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë

0

Policia Elbasan del me versionin zyrtar të plagosjes në Elbasan.

Sipas policisë, pas një konflikti të çastit, 41-vjeçari A.Q. ka rënë nga shkallët e lokalit dhe ka pësuar plagë në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu