Policia procedon një 47 vjeçar në Elbasan, akuzohet se përndiqte në rrjetet sociale dhe rrugë një grua

0

Një 42 vjeçare nga Elbasani denoncoi në polici një 47 vjeçar, pasi sipas saj e përndiqte në rrjetet sociale dhe rrugë.Menjëherë pas denoncimit të gruas policia nisi hetimin e rastit.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 47 vjeç, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se shtetasi P. A. e përndjek në rrjete sociale dhe në rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.