Me fillimin e vitit të ri shkollor, sektori i policisë rrugore në Elbasan në bashkëpunim me policinë bashkiake kanë marrë të gjithë masat për të rritur sigurinë e nxënësve.Punonjës të Policisë prej ditës së hënë janë parë ne terren dhe përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve. Si pasojë e masave të marra trafiku të paktën në orët e para të mëngjezit është paraqitur normal.Ndërkaq, Policia Rrugore ka apeluar përdoruesit e rrugës që këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin, përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopsht/shkollë, policia apelon që fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino.Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.Drejtuesit e automjeteve në vendqëndrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.
Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hipjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera.
Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.
Infoweb Medai!