Policia rrugore në Elbasan arreston 5 persona që drejtonin motorrat pa leje drejtimi

0

Elbasan/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë qarkun, Policia Rrugore e Elbasanit ka evidentuar 5 raste të drejtimit të motomjeteve, pa leje drejtimi. Për këto raste, janë vënë në pranga 5 shtetasit që u kapën duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, konkretisht:

I. Xh., 56 vjeç, banues në Elbasan, A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Papër, E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Godolesh, B. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Muriqan dhe I. B., 62 vjeç, banues në Cërrik.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu