Policia në selinë e ish-partisë së Bamir Topit/ Kërkon që të lirohen zyrat

0

Policia Bashkiake e Tiranës zbarkon në zyrat e ish-partisë së Bamir Topit, Fryma e re Demokratike.

Mësohet se policët e Bashkisë së Tiranës u kanë kërkuar të gjithë anëtarëve dhe drejtuesve të lirojnë menjëherë zyrat pasi ato i përkasin bashkisë. Gjithashtu, këtyre ambienteve iu është prerë dhe energjia elektrike.

Këto zhvillime vijnë pas dorëheqjes së kryetarit Topi dhe marrjen e postit të kryetarit nga Sali Shehu. “Krisja” mes Topit dhe Shehut erdhi pasi ky i fundit firmosi koalicion me Partinë Demokratike, edhe pse kishte “autorizim” vetëm për negociata.

Bashkia Tiranë thotë se godina është në pronësi të saj dhe është vendosur që ajo të rikonstruktohet, ndaj anëtarët dhe drejtuesit e Frymës së re Demokratike duhet të lirojnë sa më parë zyrat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu