Qysh në hyrje të drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit cdo mjet është i detyruar të stopojë për shkak të tabelës e cila flet qartë “ pervec policisë”. Gjithashtu edhe vetë banorët rezidentë të lagjes e kanë të pamundur të parkojneë poshtë pallatit ku banojnë. Se fundmi Bashkia Elbasan është duke krijuar vijëzime për ti krijuar sado pak hapesirë parkimi individëve që jetojnë aty pranë. Për ata vetë kjo sjell një kaos në të cilin shpesh herë shoferët janë të detyruar te qëndrojne në parkime me pagesë, gjë e cila është e vështirë për tu përballuar cdo ditë. Për këtë ata bëjnë thirrje që situata të zgjidhet dhe mjetet të kenë një vend të sigurtë parkimi pranë banesës ku qëndrojnë
Gjithashtu segmenti në këtë rrugë është vetëm në një sens, dhe shoferët aty gjobiten për kundravajte.