Politikanët humbin durimin, përleshen keqazi në parlament

0

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë një seanca parlamentare të mbajtur në Bolivi. Debati ka përshkallëzuar në përdorimin e dhunës fizike, ku deputetë të opozitës grushtohen me ata të mazhorancës.

E gjitha filloi pas debatit të ashpër për arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë Jeannine Anez. Disa nga deputetët, e cilësuan aktin e ish-zyrtarëve të arrestuar si puç shteti, për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales.

Por dy politikanë të tjerë, teksa dëgjuan këto deklarata, e humbën durimin dhe nisën të përleshen me deputetët e tjerë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjete sociale, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë dënuar aktin e demonstruar nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu