Politikanët shqiptarë urojnë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit

0

 

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë uruar natën e Kadrit besimtarëve myslimanë.

Përmes mesazheve në rrjetet sociale, politikanët u urojnë besimtarëve pranim të lutjeve dhe argjërimit.

“U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve muslimanë” shkruan kreyministri Edi Rama.

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

“Urim per Naten e Kadrit! Miq, nje urim nga zemra per te gjithe ju per me te bekuaren e te gjitha neteve, Naten e Kadrit. Kjo eshte Nata ne te cilen i Gjithfuqishmi zbriti Kuranin mbi toke, nata e percaktimit te fatit dhe e paqes. Ju ftoj ti lutemi Zotit te Madh ne kete Nate Fati per shendet e miresi e gezime per ne, familjet tona dhe kombin shqiptar. sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

vijon..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu