Populli që pranon më mirë të vdesë se sa të heqë dorë nga mishi

0

Shumica e britanikëve më mirë të kishin 10 vite minus nga jeta e tyre sesa të hiqnin dorë nga mishi. Krahasuar me vitin 2010, veganizmi dhe dietat alternative janë popullarizuar si kurrë më parë. Si çështje e aktivizmit personal kundër ngrënies të qenieve të gjalla po ashtu edhe vargut në rritje të opsioneve që kanë në dispozicion në supermarkete të Mbretërisë së Bashkuar, ushqimet me bazë bimore.

Sidoqoftë, mishi është ende jashtëzakonisht popullor, aq shumë sa, dy e treta e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar preferojnë të ulin jetëgjatësinë e tyre sesa të zhdukin mishin nga dietat e tyre. Një sondazh i OnePoll i zhvilluar nga No Meat May u bëri 2,000 Britanikëve një numër pyetjesh në lidhje me veganizmin, vegjetarianizmin dhe konsumin e mishit. Sipas rezultateve, 67% e të anketuarve preferojnë të jetojnë pesë deri në 10 vjet më pak në vend që të heqin dorë nga mishi, raporton Metro.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se 51% e të anketuarve mendojnë se dietat me më shumë mish janë ‘mashkullore’, ndërsa dietat vegane (36%) dhe vegjetariane (35%) janë më ‘femërore’. Nga burrat, 30% thanë që njerëzit janë të destinuar të hanë mish, krahasuar me 22% të grave. Nëse heqja dorë nga mishi ndihmonte performancën e tyre seksuale, 18% e burrave do hiqnin dorë, ndërsa 35% thanë se do ta ndalonin konsumimin e mishit nëse shëndeti i tyre i përgjithshëm përmirësohej.

Burimi: UNILAD | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu