Por*nostarja tregon eksperiencën sek*suale me Trump: Ishte arrogant, më tha nuk kam kryer mardhënie më gruan

0

Aktorja e filmave për të rritur Stormy Daniles i ka dalë ballë për ballë Donald Trump duke treguar historinë e tyre të njohjes dhe sesi ai e ka paguar atë të heshtë për një eksperiencë seksuale.

Daniels ka thënë para gjykatës se ajo pati një takim seksual të padëshiruar me Trump në vitin 2006 dhe ai e ka paguar 130 mijë dollarë për të heshtur. Ajo ka treguar gjithashtu historinë tyre të njohjes. Daniels dhe Trump janë takuar në një turne golfi dhe më pas ai e ka ftuar në suitën e tij ku e ka pritur “i pasjellshëm” dhe në mënyrë arrogante. Avokati mbrojtës i Trump, Todd Blanche ka kërkuar një gjyq në mbrojtje të Trump pas deklaratës së Daniels gjë të cilën gjykata e ka refuzuar.

Gjykatësi ka vënë re gjestet e pasjellshme të Trump gjatë kohës që aktorja tregon historinë e tyre dhe sesi ai po e mallkonte. Por Blanche ka këmbëngulur duke thënë se do të fliste me ish-presidentin që mos t’i bënte më sjelljet e tilla nga tavolina e mbrojtjes.

Më pas dhe një tjetër avokate e Trump ka pyetur Daniel nëse ajo e urrente dhe aktorja e ka pohuar atë gjë duke shtuar gjithashtu se donte që Trump të mbante përgjegjësi për veprimin e kryer kundrejt saj.
Sipas “ VOA” dëshmia e Aktores ishtë pika kryesore e cila akuzonte Trump për falsifikimin e të dhënave të biznesit të paluajtshme “Trump Organization” e cila fshihte një rimbursim prej 130 mijë dollarë për avokatin e tij të dikurshëm, Cohen.

Daniels gjithashtu ka treguar copëza të bisedës që kanë folur në suitën e Trump dhe gjëja e parë që ajo e kishte pyetur ishte “A je gjithmonë kaq i pasjellshëm?” dhe ai i ishte përgjigjur duke i thënë “Dikush duhet të të gjuajë ty” dhe më pas ai ishte ngritur duke e tërhequr dhe pasi ajo i ishte ulur në prehër biseda e tyre ishte konfirmuar. Gjithashtu ka shtuar se me pas ai u bë i sjellshëm dhe i ka treguar se akoma nuk kishte kryer mardhënie seksuale me gruan e tij Melanie edhe pse kishin një vit të martuar, pas kësaj bisede ata kanë kryer mardhënien seksuale. Daniels ka vijuar duke treguar detaje nga nata e tyre edhe pse nga ana e saj e quante “të padëshiruar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu