Portugalia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme me coronavirus

0

Portugalia ka njoftuar të enjten se do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë, teksa lehtëson në mënyrë graduale masat e izolimit të vendosura në mesin e muajit janar, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Ky shtet ka nisur të lehtësojë masat më 15 mars duke rihapur libraritë, kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe sallonet e bukurisë.

Të enjten, parlamenti i këtij shteti ka miratuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në mesin e muajit prill, mirëpo nëse situata me pandeminë përmirësohet, muzetë, oborret e restoranteve dhe dyqanet do të rihapen më herët.

Sipas ligjit portugez, gjendja e jashtëzakonshme është e kufizuar në 15 ditë, mirëpo mund të vazhdohet pambarim për periudha 15-ditore.

Në janar të këtij viti, pandemia ka përballur këtë shtet me sistemin e brishtë shëndetësor, mirëpo numri i të infektuarve tani ka rënë dukshëm.

Ministrat e këtij shteti është thënë se do të takohen të premten për të rishikuar planet për lehtësim të masave të izolimit.

Portugalia, vend me vetëm 10 milionë banorë, prej shpërthimit të pandemisë ka regjistruar 16,814 viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu