Posedonte kallashnikov në banesë, arrestohet 62-vjeçari

0

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Rëshenit pasi është akuzuar për një armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se në banesën e 62-vjeçarit janë gjetur  dhe sekuestruar armë zjarri kallashnikovi me krëhër dhe fishekë që posedoheshin pa leje.

Për këtë arsye ai është vënë në pranga dhe është shoqëruar për hetime më të thelluara.

Njoftimi i Policisë:

Rrëshen/Vijon intensivisht megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë 1 kallashnikov, si rezultat i inteligjencës policore, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i armës. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu