Dy ditë pas arrestimit të policit në Fier, AMP sekuestron 500 gramë kanabis

0

Në lidhje me rastin e dy ditëve më parë për arrestimin e policit Lorenc Gropa, i cili ishte përfshirë në veprimtari të lëndëve narkotike, AMP ka bërë me dije se janë sekurestruar edhe sasi të tjera droge.

Pas kontrrollit në banesat e marra me qera nga efektivi i policisë janë gjetur dhe sekuestruar në formën e provës materiale 500 gramë hashash. Gjithashtu ëhstë bërë me dije se Gropa e ka përdorur banesën si magazinë për lëndët narkotike.

Ditën e shtunë u njoftua arrestimi i efektivit të policisë pasi akuzohet se kryente veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, ndërsa në prangat e policisë ranë edhe 3 kushërinj të tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Gjithashtu në gjendje të lirë janë proceduar edhe: Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”, si dhe Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi:

Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr
cannabis sattiva

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu