Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka rezultuar disa ditë më parë pozitiv ndaj Covid dhe sot ndodhet I shtruar në spitali, në Ferrara.
Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.
“SPAL njofton se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer analiza të hollësishme klinike”, shkruhet ë deklaratën e SPAL.