Prefektja e Qarkut Elbasan Majlinda Perriu pritet në një takim miqësor në ambasadën e Republikës së Turqisë nga ambasadori Z.Tayyar Kağan Atay

0

Prefektja e Qarkut Elbasan Znj. Majlinda Perriu ishte në një takim miqësor në ambasadën e Republikës së Turqisë me ambasadorin z. Tayyar Kağan Atay në kuadër të vijimit të takimeve, për të diskutuar rreth fushave me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua rreth së kaluarës së përbashkët historike dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, duke renë dakord për thellimin e bashkëpunimit në të tashmen dhe të ardhmen, në fushën e historisë, kulturës dhe arsimit, në Qarkun e Elbasanit.

Prefektja Znj. Perriu i shprehu mirënjohjen
z. Ambasador për mbeshtetjen e madhe të Turqise edhe në momentet më të vështira për Qarkun e Elbasanit.

Z. Ambasador duke vlerësuar trashëgiminë historike dhe kulturore të Elbasanit, u shpreh për perspektivën dhe forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Ndërkaq Znj.Perriu duke falënderuar z. Ambasador për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe vëllazërore, shprehu bindjen se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Infoweb Media



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu